27-11-2024

Ja për cilat shkolla është anuluar konkursi për drejtorë dhe zv/drejtorë

Portali “Gazeta e Prizrenit” disa orë më parë ka njoftuar për anulimin e pjesërishëm të Konkursit për drejtorë dhe zëvendësdrejtorë në disa shkolla të Prizrenit, të mbyllur një javë më parë.

Komuna e Prizrenit përmes faqes së saj zyrtare ka njoftuar se është anuluar konkursi është anuluar në 25 shkolla, ndërsa për zëvendësdrejtorë në 5 shkolla.

Njoftimi i plotë:

Bazuar në ligjin për arsimin parauniversitar në Republikën e Kosovës nr. 04/L–032, ligjin për arsimin në komunat e Republikës së Kosovës nr. 03/L-068, udhëzimit administrativ (MASH) për detyrat dhe përgjegjësitë e drejtorit dhe të zëvendësdrejtorit të institucionit publik edukativo-arsimor dhe aftësues parauniversitar në Republikën e Kosovës, procedurat e zgjedhjes dhe emërimit, përfundimit të kontratës dhe emërimit të përkohshëm nr. 151/2020 të datës 22.12.2020, raportin e komisionit përzgjedhës nr. 1945/22, Drejtoria Komunale e Arsimit në Prizren, bën këtë:

Njoftim

Anulohen vendet e punës për drejtor dhe zëvendësdrejtor për shkollat e poshtëshënuara në konkursin RN00008834 dhe RN00008835 të datës 19.04.2022.

I. Anulohen vendet e punës për drejtor në shkollat:

1. ShFMU “Lidhja e Prizrenit” në Prizren;
2. ShFMU “Emin Duraku” në Prizren;
3. ShFMU “Mati Logoreci” në Prizren;
4. ShFMU “Mustafa Bakiu” në Prizren;
5. ShFMU “Haziz Tola” në Prizren;
6. ShFMU “Xhevat Berisha” në Prizren;
7. ShFMU “Dëshmorët e Hasit” në Kabash;
8. ShFMU “Shtjefën Gjeçovi” në Zym;
9. ShFMU “Hysni Temaj” në Kushnin;
10. ShFMU “Bajram Curri” në Romaj;
11. ShFMU “Pjetër Budi” në Lugishtë – Has;
12. ShFMU “Gjergj Kastrioti Skëndërbeu” në Mazrek;
13. ShFMU “Mit’hat Frashëri” në Krajk;
14. ShFMU “Liugj Gurakuqi” në Nashec;
15. ShFMU “17 Shkurti” në Atmaxhë;
16. ShFMU “26 marsi” në Landovicë;
17. ShFMU “Dëshmorët e Kabashit” në Korishë;
18. ShFMU “Besim Nrecaj” në Lutogllavë;
19. ShFMU “Ekrem Rexha” në Lubizhdë;
20. ShFMU “Nefit Jusufi” në Skorobishtë;
21. ShFMU “Naim Frashëri” në Vlashnje;
22. ShFMU “Grnçare ” në Gërnçare;
23. ShFMU “Anif Muji” në Struzhë;
24. SHMLP “Luciano Motroni” në Prizren;
25. SHMLM “Ymer Prizreni” në Prizren.

II. Anulohen vendet e punës për zëvendësdrejtor në shkollat:

1. ShFMU “Emin Duraku në Prizren;
2. ShFMU “Lekë Dukagjini’’ në Prizren;
3. ShFMU “Ibrahim Fehmiu’’ në Prizren.
4. Gjimnazi “Gjon Buzuku” në Prizren;
5. SHMLM “Luciano Motroni” në Prizren.

Vërejtje: Kandidatët të cilët kanë konkuruar në pozitat e lartëpërmendura nuk i kanë plotësuar kushtet sipas nenit 5 të udhëzimit administrativ (MASH) për detyrat dhe përgjegjësitë e drejtorit dhe të zëvendësdrejtorit të institucionit publik edukativo-arsimor dhe aftësues parauniversitar në Republikën e Kosovës, procedurat e zgjedhjes dhe emërimit, përfundimit të kontratës dhe emërimit të përkohshëm nr. 151/2020 të datës 22.12.2020.

Konkursi për drejtorë dhe zëvendësdrejtorë të shkollave do të rishpallet në sistemin SIMBNJ (https://konkursi.rks-gov.net) dhe ueb-faqen e komunës së Prizrenit.

Drejtoria Komunale e Arsimit në Prizren

Asnjë koment

Comments are closed.