11-10-2024

Ja pse u përjashtuan tre ”kullerat” e kombëtares së Kosovës

Selektori i Kosovës, Franco Foda me vendim të përbashkët me Federatën e Futbollit të Kosovës, ka përjashtuar nga grumbullimi Arjanet Muric, Edon Zhegrova dhe Florent Muslija.

Ky vendim ka ardhur për shkak të thyerjes së rregullores së ekipit kombëtar të vendosur nga përzgjedhësi dhe Federata.

Burime të IndeksOnline bëjnë të ditur se këta tre futbollistë janë përjashtuar pasi mbrëmë janë kthyer në hotel pas orës 2 të mesnatës.

 

 

Po ashtu dyshohet se portieri Aro Muric ka tentuar të fuste femra në hotel para ndeshjes me Rumaninë, gjë që nuk u lejua nga sigurimi.
Për masat e mëtejme ndaj futbollistëve në fjalë, do të vendoset nga Komiteti Ekzekutiv i FFK-së.

Asnjë koment

Comments are closed.