12-07-2024

“Jetë a vdekje”, sot sfida e Shqipërisë ndaj Kroacisë

Sot do të zhvillohet një super përballje ballkanike mes Kombëtares së Shqipërisë dhe asaj të Kroacisë.

Shqipëria dhe Kroacia e kanë filluar Euro-n 2024 me humbje, ndaj Italisë dhe Spanjës në Grupin B, shkruan Indeksonline

Por, sot të dy shtetet kërkojnë fitore për t’i mbajtur gjallë shpresat për të kaluar në raundin tjetër.

Kujtojmë që ky takim zhvillohet nga ora 15:00 në stadiumin “Volkspark” në Hamburg.

Kurse të pranishëm pritet të jenë afro 49 mijë spektatorë, përfshi këtu mbi 20 mijë shqiptarë./IO

Image

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.