04-05-2024

Jezuitët tërhiqen nga udhëheqja e gjimnazit “Loyola” në Prizren

Sipas njoftimit të ALG-së, gjimnazi Loyola, shkolla fillore dhe projekti Loyola – Tranzit në Prizren e gëzojnë mbështetjen e Shoqërisë Bartëse (Bordit), ndërkohë që e njëjta gjë nuk vlen edhe për projektin e Shkollës së lartë profesionale, që planifikohej të hapej në kuadër të Parkut të Inovacionit dhe Trajnimeve në ish-kampin e KFOR-it në Prizren, shkruan sot Koha Ditore.

Jezuitët që deri në fund të javës së shkuar kanë qenë pjesë e ALG-së kanë theksuar se vendimi i tyre për tërheqje ka qenë i pashmangshëm për faktin se Shoqëria Bartëse nuk i ka besuar punës së drejtorit Bodefeld, sikurse që nuk ka ofruar mbështetje të duhur as për projektin e Shkollës së lartë profesionale dhe atë të Loyola-Tranzit, ku punohet me komunitetet romë dhe ashkali.

Asnjë koment

Comments are closed.