Juventusi dërgon skautë për Muriqin në derbin e Stambollit
Ndeshja e xhiros së gjashtë të Superligës së Turqisë ndërmjet Galatasarayt dhe Fenerbahçes do të ketë një rëndësi të dyfishtë për sulmuesin e përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi.
Pos që do të jetë derbi i parë i Stambollit për të, Muriqi do të jetë edhe nën vëzhgim të skautëve të skuadrës kampione të Italisë, Juventus, bëri të ditur gazeta turke “Hurriyet” të dielën, shkruan sot “Koha Ditore”. Muriqi 25-vjeçar me formën që po kalon së fundi ka bërë që për të të interesohen skuadra të mëdha.
Ndër skuadrat e interesuara janë edhe Manchester Unitedi e Tottenhami. Mirëpo, së fundi ka shprehur interesim edhe Juventusi. Te Juventusi, Muriqi do të mund të bëhej bashkëlojtar me yllin e madh Cristiano Ronaldo.
Muriqi të shtunën shënoi një gol dhe asistoi një në fitoren 2:1 të Galatasarayt ndaj Ankaragucu. Në përgjithësi, ai ka realizuar tre gola dhe ka asistuar një në pesë xhirot e para në Superligën e Turqisë./koha.net