Kanalizimi në lagjen “Dardania 2” dhe kolektori në Lumbardh, prioritet për “Hidroregjionin Jugor”
Zyrtarët e kompanisë për ujësjellës dhe kanalizim “Hidroregjioni Jugor” në Prizren kanë mbajtur, sot një takim pune me kompaninë konsulente “DORCH-CDI” për fazën e 6-të të projektit për sistemin e ujërave të zeza në Prizren, transmeton “gazetaeprizrenit.net”.
Projekti financohet nga qeveria gjermane përmes bankës “KFW”. Sipas drejtorit të kësaj kompanie, Besim Baraliut, kjo fazë parasheh zgjerimin e sistemit të ujërave të ndotura për qytetin e Prizrenit.
“Si prioritet të kompanisë jemi duke diskutuar projektet për sistemin e kanalizimit në lagjen “Dardania 2” dhe vendosjen e kolektorit në anën e majtë të rrjedhjes së Lumbardhit”, ka thënë ai.