Një person është arrestuar në Prizren për shkak të pengimit dhe kanosjes së policëve, raporton Gazeta e Prizrenit.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur dje pasdite, por nuk bëhet i ditur identiteti.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull/K për shkak se i kishte penguar zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës derisa ata kanë pasur nën kontroll dy të dyshuar. I dyshuari përpos që i kishte penguar i njëjti i kishte kanosur zyrtarët policorë”, thuhet në raportin e Policisë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. / GazetaePrizrenit.net /