07-05-2024

Kanosje me armë në Gjonaj të Hasit, arrestohen dy persona

Dy persona janë arrestuar në fshatin Gjonaj të Hasit të Prizrenit, shkaku i kanosjes me armë .

Sipas Policisë, ata kishin konflikt mes vete, raporton Gazeta e Prizrenit.

Në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit janë gjetur edhe dy armë.

Raporti nga PK:

Fsh.Gjonaj, Prizren 22.01.2023 – 15:50. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi kishin një konflikt mes vete me ç’rast njëri nga ta ka kanosur tjetrin me armë. Me vendim të prokurorit është kontrolluar shtëpia e njërit nga të dyshuarit dhe aty janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe një armë  ajrore. Me vendim të prokurorit  të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. / Gazeta e Prizrenit/

Asnjë koment

Comments are closed.