24-11-2024

Kapen rreth 55 kilogramë lëndë narkotike në pikëkalimin kufitar në Vërmicë

Oficerët doganorë kanë arritur të identifikojnë dhe të kapin një sasi të konsiderueshme të lëndës narkotike e cila ishte duke tentuar të futet në Kosovë përmes pikëkalimit të Vërmicës.

Policia e Kosovës, në bashkëveprim me Doganën e Kosovës, gjatë zbatimit të detyrave të rregullta në Pikat e Kalimit Kufitar (PKK), më 25.07.2019, në Vërmicë, e dërgojnë për kontroll më të detajuar (në vijën e dytë) një veturë me targa të huaja.

“Gjatë kontrollimit të veturës, në një pjesë të modifikuar brenda saj, janë gjetur substancë që dyshohet të jetë narkotike e llojit hashash dhe marihuanë. Substanca narkotike e llojit hashash është gjetur në sasi prej 24 (njëzet e katër) paketime me peshë mbi 25 (njëzet e pesë) kg, ndërsa substanca narkotike e llojit marihuanë është gjetur në sasi prej 29 (njëzet e nëntë) paketime me peshë mbi 29 (njëzet e nëntë) kg”, thuhet në njoftim.

Hetuesit policorë të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, kanë intervistuar të dyshuarin dhe si prova materiale kanë sekuestruar substancat që dyshohet të jenë narkotike.

Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari: A. K. viti i lindjes 1996 m/ shtetas i Shqipërisë.

Me aktvendim të prokurorit personi i dyshuar është dërguar në mbajtje. /GazetaePrizrenit.net /

 

Asnjë koment

Comments are closed.