Kapen tre të rinj në Prizren me marihuanë e mulli për bluarjen e narkotikëve, e fshehën nën ulëset e veturës
Konsumimi i drogës është një dukuri që po lulëzon në të gjitha qytetet dhe po prek në veçanti të rinjtë, duke e dëmtuar shëndetin e tyre.
Një rast i tillë është zbuluar edhe të shtunën, në fshatin Fshaj të Gjakovës, ku gjatë në dalje të Prizrenit, ku Policia ka ndaluar një veturë, nën dyshimet për gjësende të kundërligjshme.
Gjatë kontrollimit të veturës dhe të të dyshuarve, zyrtarët policorë kanë konfiskuar një sasi të substancës narkotikë marihuanë dhe një mulli për bluarjen e narkotikëve, që u gjetën nën ulëset e veturës, raporton Gazeta Sinjali.
Për shkak të posedimit të drogës dhe pajisjes për përgatitjen e substancës narkotike, tre të rinjtë janë shoqëruar në stacionin policor, ku janë intervistuar nga hetuesit policorë për veprën për të cilën ngarkohen.
Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit ndaj tyre për posedim të paautorizuar të narkotikëve dhe dorëzimin e kallëzimit penal brenda afatit ligjor së bashku me sendet e sekuestruara me rastin e kontrollit policor.