Gjatë katër ditëve të fundit, Prizrenit i janë shtuar edhe 44 banorë. Kjo periudhë ka shtuar numrin e lindjeve në maternitetin e spitalit të përgjithshëm “Prim.Dr.Daut Mustafa”, shkruan “GazetaePrizrenit.net ”.
Mbështetur në shënimet e maternitetit del se numri më i madh i të porsalindurve është i gjinisë mashkullore, gjithsej 25 djem, apo gjashtë më shumë se sa vajza, numri i të cilëve është 19.
Gjatë këtyre ditëve nuk ka pasur asnjë një lindje gemellare (binjak)./GazetaePrizrenit.net/