26-04-2024

Katër të arrestuar për sulm fizik dhe vjedhje në Prizren

Në Prizren janë arrestuar katër persona, që dyshohen se kanë sulmuar fizikisht një person tjetër duke ia grabitur një telefon dhe 20 euro.

Sipas policisë, nga të dyshuarit si provë materiale janë konfiskuar një veturë dhe pesë telefona mobil, transmeton Gazeta e Prizrenit.

“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit duke sulmuar viktimën mashkull kosovar i kanë grabitur një telefon dhe 20 euro para te gatshme”, njofton Policia e Kosovës.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë ndaluar . Rasti është duke u hetuar. /GazetaePrizrenit

Asnjë koment

Comments are closed.