23-11-2024

Katërshja e gjyqtarëve kosovarë ndajnë drejtësinë në Francë U21 – Luksemburg U21

Jo vetëm ekipet kombëtare po e përfaqësojnë Kosovën përkatësisht FFK-në në arenën ndërkombëtare në të gjitha nivelet, por treshja e gjyqtarëve Genc Nuza bashkë me asistentët e tij Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj, tash vitin e dytë po e prezantojnë FFK-në në ndeshjet e ndryshme ndërkombëtare.

FFK-ja përmes faqes zyrtare thotë se performanca jashtëzakonisht e mirë e tyre ka bërë që FIFA dhe UEFA t’iu besojë ndarjen e drejtësisë në shumë ndeshje dhe turne kualifikues të grupmoshave të ndryshme.

UEFA ua ka besuar ndeshjen kualifikuese Franca – Luksemburgu U-21 e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2019, transmeton Koha.net.

Po ashtu treshja do të ndihmohet nga gjyqtari i katërt Visar Kastrati, i cili është gjyqtar kryesor në Superligë dhe me mjaft perspektivë.

Kjo ndeshje do të zhvillohet më 11 shator në Strazburg (Francë) në orën 20:45./koha.net

Asnjë koment

Comments are closed.