26-11-2024

KEDS ka publikuar hartën e reduktimeve të energjisë nëpër komuna

Përmes një njoftimi KEDS-si informon konsumtorët për kufizimet e energjisë elektrike në të gjitha komunat e Kosovës.

KEDS-i thotë se këto kufizime sipas planit të dërguar nga KOSTT, do të vazhdojnë të jenë rreth 2 orë për secilin grup të konsumatorëve, në periudha të ndryshme të ditës.

Njëkohësisht kjo korparatë fton konsumatorët që ta vizitojnë faqen zyrtare, pasi që sipas tyre, aty do të njoftohen me oraret e reduktimeve.

“Duke qenë se kriza energjetike tashmë është thelluar në vendin tonë për shkak të pamundësisë për t’i mbuluar çmimet e importit, kufizimet e planifikuara me energji elektrike kanë filluar për të gjithë konsumatorët. Këto kufizime sipas planit të dërguar nga KOSTT, do të vazhdojnë të jenë rreth 2 orë për secilin grup të konsumatorëve, në periudha të ndryshme të ditës. Informimi i konsumatorëve për kohën e kufizimeve të planifikuara është duke u bërë përmes ueb-faqes së KEDS, më saktësisht përmes hartës, ku konsumatorët mund të shohin kufizimet e planifikuara që do të ndodhin në pikën matëse të saj/tij apo të lagjes ku jeton. Së pari zgjidhni distriktin tuaj, p.sh Mitrovicë (DMI) dhe shënoni shifrën e konsumatorit, të cilën mund ta gjeni në faturën tuaj. Më pas harta do të shfaqë orarin e kufizimeve për atë zone”, thuhet në komunikatë. /IO

Asnjë koment

Comments are closed.