Kryetari Totaj bën homazhe për “Komandant Petritin”

Sot janë mbushur 24 vjet nga rënia e Herorit të Kosovës, Remzi Ademaj, i njohur me nofkën e luftës “Komandant Petrit Kodra”.

Në shenjë të përkujtimi, Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj në shoqërim edhe nga zyrtarë komunal, sot bënë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve në Landovicë.

Me këtë rast, tha se Petriti ishte dhe do të mbetet një ndër patriotët, ideologët, luftëtarët dhe komandantët më të shquar të Kosovës./ Gazeta e Prizrenit