Raporti i fundit rreth rasteve të reja me COVID

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit, nga 883 testime të bëra, 274 kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Ndërkohë janë shëruar 616 qytetarë.

Nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes dhe nuk është administruar asnjë dozë vaksine.

Numri i rasteve aktive është 5650.