Këngëtari prizrenas, Xhafer Ahmetaj publikon dy hite – nga patriotizmi te dashuria moderne
Këngëtari i njohur shqiptar Xhafer Ahmetaj ka publikuar dy projekte të reja muzikore gjatë kësaj vere, të cilat po priten pozitivisht nga publiku dhe platformat muzikore.
Projekti i parë është një këngë me tematikë patriotike, e dedikuar figurës së komandantit Drini, e cila sjell motive atdhetare dhe emocionale, shkruan Sinjali përcjell Gazeta e Prizrenit.
![]()
Ndërsa projekti i dytë është një bashkëpunim me artistin Vlora, me një stil më ritmik dhe modern, me titull “Ajo qika”, që trajton temën e dashurisë dhe marrëdhënieve romantike.
Të dy këngët janë pritur mirë në platformat muzikore dhe në rrjetet sociale, duke marrë vlerësime pozitive nga dëgjuesit për stilin dhe mesazhin e tyre të ndryshëm.

