Këngëtari që kishte përforcuar Lirinë e Prizrenit publikon albumin e ri
Mike Martins ishte ndër emrat e shumtë që iu bashkuan vitin e kaluar Lirisë nga Amerika Latine.
Ai vinte nga Republika Dominikane, dhe shpejtë u gjend në ballinat e portaleve.
Në vend të talentit në futboll, ai bëri bujë me talentin e tij si këngëtar.
Karriera e tij në Liri ishte jetëshkurtër, kurse një vit më pas, ai sot ka bërë të ditur se ka publikuar albumin e parë me këngë, shkruan Gazeta Olle.
Martins e ka titulluar albumin Fantasia, derisa ka falënderuar familjen për mbështetjen.