25-04-2024

Komuna e Prizrenit kontrakton kompanitë e sigurimit, por me kushte për punëtorët

Komuna e Prizrenit ka kontraktuar kompanitë e sigurimit fizik për objektet e komunës.

Por kësaj radhe, komuna e dytë më e madhe në Kosovë ka vendosur kushte për kompaninë fituese.

Në një postim të bërë nga Drejtori i Administratës, Osman Hajdari është publikuar se kompania fituese është e obliguar që t’i paguaj punëtorët minimum 300 euro.

Gjithashtu kompania duhet të siguroj zbatimin e të gjitha ligjeve duke përfshirë festat me pagesë, pushimet vjetore, mjekësore, honoraret e shumë të tjera. /IndeksOnline/

Asnjë koment

Comments are closed.