02-12-2020

Në Skenderaj vendoset shtatorja e Skënderbeut në kulmin e ndërtesës

Një mërgimtar nga Prekazi nuk dihet se kur e filloi një projekt, por tashmë të gjithë e shohin se e finalizoi.

Ai vendosi shtatoren e Skënderbeut në katin e shtatë të banesës së tij në Skenderaj.

Meqë Skenderaji e ka edhe emrin e Gjergj Kastriotit, kjo ishte ideja fillimisht. Kjo shtatore nuk është e imja por e të gjithë Skenderajn.

E me këtë po pajtohen edhe qytetarët e Skenderajt.

“E ka shtuar hijeshinë e qytetit e populli janë gëzuar i madh e i vogël”.

Mirëpo ka edhe nga ata që po japin kritika.

“Në hava nuk e sheh kurrkush, ma mirë u kanë me vendos poshtë”.

Por, ai që e porositi shtatoren tregon arsyen pse Skënderbeun e vendosi lartë.

“Në shtetet perëndimore, shtatoret vendosen lartë”.

Asnjë koment

Comments are closed.