Këngëtari serb në mes të Novi Sadit dëgjon këngën e Ledri Vulas (video)
Se muzika kalon çdo kufi dhe nuk njeh as urrejtje dhe as asgjë, e vërteton edhe ky fakt, shkruan “Zeri.info”.
Është këngëtari serb, Dado Polumenta, i cili ka publikuar një video në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Instagram”, ku shihet se bashkë me familjen e tij janë duke e dëgjuar hitin e reperit kosovar Ledri Vula.
Kënga që Ledri ka sjell në bashkëpunim me Lyrical Son “Princess Diana”, ka thyer çdo kufi, përcjell më tutje “Zeri.info”.
Si duket, pavarësisht se kjo këngë këndohet nga dy kosovarë, kjo nuk e pengon aspak këngëtarin serb, i cili shihet se është duke e shijuar në maksimum këtë këngë.