12-10-2024

Kërkohet personi i zhdukur në shtator të vitit 2022

Me 04 shator 2022, në orët e vona të mbrëmjes nga familjarët e tij është raportuar një person i zhdukur, shkruhet në një komunikatë nga Policia e Kosovës.

Personi Melidin (Izudin ) Adili , lindur me datë 24.05.1995 nga fshati Borje i Republikës së Shqipërisë, i cili për herë të fundit është parë nga bashkëfshatarët e tij me datën 04 shtator 2022, më vendin e quajtur Zhilibeg, në afërsi të fshatit Brod – KK Dragash.

Ai ka dalë në bjeshkë për të mbledhë boronica, dhe kur shokët e tij janë kthyer nga bjeshka ai nuk është parë më pasi nuk është kthyer sit ë tjerët .

Që nga momenti i raportimit të personit si person zhdukur, Policia e Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë kanë filluar një operacion kërkim –shpëtimi.

Pasi që është iniciuar rasti në Sektorin Rajonal të Hetimeve të Drejtorisë Rajonal të Policisë së Prizrenit, që nga ajo kohë e kanë kërkuar personin e përmendur, dhe se në ditët e fundit në një program televiziv një dëshmitare thotë se e ka parë të njëjtin në Prizren.

Megjithatë personi i raportuar si zhdukur deri me sot nuk është gjetur, andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse e shohin personin e njëjtë apo din diçka për vendndodhjen e tij të raportojnë Policinë Rajonale në Prizren , apo në cilindo stacion të policisë në Kosovë apo Shqipëri .


Asnjë koment

Comments are closed.