18-05-2024

Kuvendarja Bushrani shprehet se kolegia e bashkëpartiakja Alishani (VV) dje u përballë me fyerje nga kryetari Totaj

Kuvendarja në Kuvendin e Prizrenit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Bushrani, në rrjetin social Facebook ka shpërndarë një pjesë nga seanca e kuvendit e mbajtur dje ku sipas saj asambleistja nga po e njëjta parti, Dafina Alishani është përballur me fyerja nga kryetari i komunës, Shaqir Totaj.

Në reagimin e saj përpos kritikave Bushrani ka bërë thirrje ndaj prokurorisë për masa të caktuara, në raste të tilla kur fyen përfaqësuesit e votuar nga qytetarët.

Në videon e publikuar nga Bushrani vërehet asambleistja Alishani gjatë fjalimit të saj kritikues ndaj qeverisë lokale dhe reagimi i kryetarit Totaj në fillim të këtij fjalimi.

Reagimi i plotë:

Asnjë koment

Comments are closed.