Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë me dije se java e ardhshme parashihet të jetë me kushte të paqëndrueshme atmosferike.
Në njoftim, thuhet se kjo situatë vie si pasojë e masave të lagështa të ajrit me origjinë perëndimore dhe jugperëndimore.
“Parashihen reshje shiu në viset e ulëta, duke i përjashtuar disa zona perëndimore dhe jugperëndimore, ku përveç rigave të shiut do të ketë kushte edhe për reshje bore, derisa në viset e larta mbi 1100m parashihen reshje të intensitetit mesatar”.
“Temperaturat do të ulën dukshëm në krahasimi me javën që po e lëmë pas”, ka njoftuar IHMK-ja.
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme:
E hënë – Mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu, në viset e larta dhe në disa zona perëndimore parashihen reshje bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3 deri 5 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-11m/s.
E martë – Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat vende-vende mund te sjellin riga shiu , kryesisht në disa zona të kufizuara të pjesës perëndimore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -1 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë celsius. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-8m/s.
E mërkurë – Mot me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-12 gradë celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes.

E enjte – Mot me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit e lehtë deri mesatare.
E premte – Të premten parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3 deri 5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-18 gradë celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes e lehtë deri mesatare.

