24-11-2024

Kështu u krye sulmi ndaj policëve në veri, shteti e konsideroi se u bë nga një grup terrorist ( Foto )

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka publikuar disa fotografi, përmes së cilave tregon sulmet që janë kryer ndaj Policisë së Kosovës në veri. 

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në një konferencë për medie bashkë me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Samedin Mehmeti, tha se një grup terrosit organizoi katër sulme ndaj Policisë së Kosovëvs në veri të vendit.

“Ky është një sulm terrorist.  Policia shpejt do të vijë me rezultate konkrete sa i përket këtij grupi terrorist që i ka shkaktuar këto sulme”, ka thënë ministri Sveçla.

Në anën tjetër, drejtori i Policisë tha se sulmi i parë ka ndodhur më 13 prill, ku policisë i janë vendosur pengesa në rrugë për të mos lejuar policët të shkojnë në pikat kufitare me Serbinë.

Tutje, Sveçla në këtë konferencë tha se me sulmin e së premtes është rrezikuar drejtpërdrejt jeta e zyrtarëve policorë, por që këto grupe që i bëjnë sulmet e tilla, nuk do ta rrezikojnë sigurinë e vendit.

“Grupe të caktuara të mbështetura nga kushdo, nuk do të mund ta rrezikojnë sigurinë e vendit tonë”, tha ai. /BetimipërDrejtësi

Asnjë koment

Comments are closed.