28-09-2022

Këta janë dy vëllezërit që dyshohet se rrahën brutalisht një person në Rahovec, njëri u arrestua sot

Një përleshje e rëndë fizike mes disa personave ka ndodhur mbrëmë në afërsi të kafenesë ‘Rande Vu’ në Rahovec. Dy personat, që dyshohet se sulmuan fizikisht një tjetër, janë arratisur menjëherë nga vendi i ngjarjes, por njëri nga ta u arrit që të arrestohet gjatë ditës së sotme.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se dy të dyshuarit janë vëllezërit Haxhi dhe Nehat Canziba.

Nehati me urdhër të Prokurorit të shtetit tashmë ka përfunduar në ndalim policor, ndërsa vëllai i tij Haxhiu ndodhet ende në arrati dhe po vazhdojnë kërkimet për të.

Ndaj dy vëllezërve kanë nisur hetimet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Lëndim i lehtë trupor’.

Kujtojmë që e gjithë ngjarja ka ndodhur pas një konflikti, ku dy Nehati dhe Haxhiu sulmuan fizikisht një person, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, për çka përfundoi në Spital, ku po vazhdon të marrë trajtim mjekësor.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Asnjë koment

Comments are closed.