Këta janë kandidatët e konfirmuar nga Haradinaj (AAK) për kryetar të komunave për zgjedhjet lokale
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në një intervistë për IndeksOnline, ka konfirmuar disa kandidatura të këtij subjekti për kryetar të komunave për zgjedhjet e ardhshme lokale.
“Nëse Flasim për Klinë, Zenun Elezaj është prap kandidat, në Deçan Bashkim Ramosaj, Gjakovë, Ardian Gjini, Rahovec, Smajl Latifi, Suahrekë, Bali Muharremaj dhe kryesisht kryetarët e degëve janë kandidat potencial edhe në komuna tjera, por ka raste kur kandidaturen me identifiku tash. Siç është rasti me Istogun është rast specifik, e kemi idenitifku një koleg të zotin siç është Ukë Blakaj, në bashkëpunim dhe konsulta me plot tjerë. Në Pejë Ali Berishën dhe me siguri do të vazhdojmë edhe me komuna tjera. Realisht i kemi ideniftiku, por nuk i kemi konfirmu sepse konfirmimi formal bëhet pak para zgjedhjeve me një vendim të kryesisë”, ka thënë Haradinaj.