Këto janë lokalitetet e Prizrenit dhe vendit prej nga janë të infektuarit e rinj me Covid
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se situata epidemiologjike me COVID-19 paraqitet stabile me tendencë të rënies ne javët në vazhdim, si rezultat i zbatimit të rekomandimeve.
Gjatë dy javëve të fundit kemi rënie të dukshme të numrit të rasteve 44 %. Ndërkaq, për dallim nga dje, sot janë raportuar shifra pak më të larta të të prekurve me Covid-19 në Kosovë.
Nga 596 mostra, 79 presona kanë rezultuar pozitiv.
Në komunën e Prizrenit dolën tre persona të infektuar, dy nga qyteti, ndërsa njwri nga fshati Lubizhd, transmeton Gazeta e Prizrenit.
Lexo edhe:
Prizreni me performancë të dobët për Arsimin parauniversitar (Dokument)
Pos Malishevës, sot ndërkaq, nuk janë raportuar raste të reja nga komunat tjera të rajonit ashtu siç shihet në tabelën e paraqitur. /GazetaePrizrenit. net