26-04-2024

Këto janë lokalitetet e sotme të rajonit të Prizrenit të rasteve me Covid-19

Sërish është raportuar për rënie të rasteve të prekura nga Covid-19, por në Prizren ka pasur rritje.

Në nivel vendi, sot ka 13 raste më pak, derisa në Prizren 9 raste më shumë, transmeton Gazeta e Prizrenit.

Nga raporti del se brenda 24 orëve të fundit nga 16 rastet e vdekjeve me Covid, 7 janë në rajonin e Prizrenit. Bëhet fjalë për 3 raste në Prizren (84, 79, 53 vjeç), në Malishevë 2 raste (79, 67 vjeç), dhe po ashtu në Suharekë 2 raste (76, 70 vjeç),

Janë testuar gjithsej 1.505 mostra, prej të cilëve rezultojnë 626 raste pozitive.

Sa i përket Prizrenit, 22 nga të infektuarit janë nga qyteti, ndërsa 7 nga fshatrat , transmeton Gazeta e Prizrenit.

Të infektuar ka edhe nga komunat e rajonit përreth, siç edhe shihet në tabelë:

Asnjë koment

Comments are closed.