25-11-2024

Këto janë pagat e reja në të gjitha nivelet sipas ligjit të ri

Kryeministri, gjyqtarët, prokurorët, policia e mësimdhënësit: Këto janë pagat e reja sipas ligjit të ri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së shpejti do të fillojë të realizojë të hyra më të larta nga buxheti i shtetit të Kosovës, nëse gjithçka shkon sipas planifikimeve dhe ligji i pagave hyn në fuqi e nuk dërgohet prapë në Gjykatën Kushtetuese.

Sipas ligjit të ri për pagat në sektorin publik, të propozuar nga Qeveria e drejtuar nga Kurti, kryeministrit të Kosovës do t’i rritet paga mujore më shumë se 500 Euro. Aktualisht kryeministri Kurti merr pagë rreth 1500 Euro.
Në ligjin e ri për pagat në sektorin publik, Qeveria nuk e ka publikuar vlerën monetare të koeficientit, pasi që kjo është thënë se do të saktësohet në ligjin vjetor të buxhetit.

Nga kjo përllogaritje të pagës së koeficientit duke u mbështetur në deklaratën publike të Ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, e dhënë me datë 8.09.2022, në kohën sa sistemi arsimor ishe future në grevë.
“Vlera e koeficientit është 120 Euro, por vlera e tij do të llogaritet për çdo vite”, kishte thënë ministrja Nagavci.
Sipas ligjit për pagat në sektorin publik, të cilin e ka Gazeta Blic, Kryeministri i Kosovës do të ketë koeficientin 17 dhe nëse kjo shumëzohet me vlerën momentare 120 Euro, atëherë paga bazë mujore e kryeministrit Kurti do të jetë 2,040 Euro. Këtu nuk përfshihen shtesat tjera.

Në të njëjtin nivel të koeficientit është vendosur edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, e pak më lartë do të qëndrojë Presidenti i Kosovës dhe kreu i Gjykatës Kushtetuese.

Gjithmonë duke u nisur nga koeficienti 12o euro atëherë del se një drejtor i shkollës së mesme të lartë ka koeficientin 6.3 paga e tij mujore bruto do të arrijë në 756 euro.
Zëvendës/ drejtori të këtyre shkollave do të ketë pagë mujore prej 744 eurosh në muaj.
672 euro në muaj do të marrë një drejtor I institucionit parashkollor e ku është vlerësuar me koeficient 5.9
Një mësimdhënës në shkollën fillore të lartë do të ketë koeficient 5.8 ose 696 euro pagë mujore bruto.
Përderisa një pedagoge dhe psikologe në shkolla do të marrë pagë mujore 684 euro .
Një mësimdhënës në shkollën fillore të mesme të ultë është vlerësuar me koeficient 5.6 apo pagë mujore në vlerë të 672 eurove.

Sekretari i shkollës do të marrë pagën e tij bruto po aq sa mësimdhënësit në shkollën fillore të mesme të ultë pra 672 euro.
Një edukatore do të ketë pagë 624 euro, përderisa bibliotekisti ka koeficient 4.9, 588 euro.

Para pak ditësh, kryeministri i vendit, Albin Kurti përmes një vendimi kishte përgjysmuar pagat e prokurorëve dhe gjyqtarëve
Kurta e kishte anuluar vendimin e ish- kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili ua kishte rritur dyfish pagat gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Por, sa do t’i kenë pagat prokurorët dhe gjyqtarët me ligjin e ri të pagave, të cilin ditë më parë e ka miratuar kabineti qeveritar, dhe i cili pritet të kaloj në Kuvend.
Kryetari i Gjykatës Supreme pritet ta ketë koeficientin 17, derisa nëse përkthehet në vlerë monetare, atëherë do ta ketë pagën 2040 euro bruto.

Ndërkaq, gjyqtarët e Gjykatës Supreme do ta kenë koeficientin 15.5, apo pagën 1860 euro bruto.
Gjyqtarët e Gjykatës së Apelit koeficientin e pagës do ta kenë 14, që në vlerë monetare i bie t’i marrin 1680 euro.
Në vazhdim i gjeni komplet pagat për gjyqtarët e të gjitha niveleve

Ndërkaq, me projektligjin e ri për paga, Kryeprokurori i Shtetit do të marrë pagën e njëjtë me kryetarin e Gjykatës Supreme. Pra, paga e tij do të jetë 2040 euro bruto.
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale me këtë projektligj do ta ketë koeficientin 15.5, që në vlerë monetare i bie ta ketë pagën 1860 euro bruto.

Në vazhdim i gjeni koeficentet e pagave për tërë sistemin prokurorial në vend
Ligji i ri i pagave i propozuar nga Qeveria e Kosovës por ende i pa jetësuar, rregullon edhe pagat për drejtuesit më të lartë të policisë së Kosovës e deri te kadetët policor.
Sipas ligjit për të cilin Qeveria ka thënë se do të hyjë në fuqi pas një muaji, nga data e aprovimit në ekzekutiv, drejtori i përgjithshëm i policisë së Kosovës do të marrë pagë mujore bruto në vlerë të 1740 euro.

Zëvendësi i tij, sipas ligjit të ri të pagave ka koeficient 12.8 dhe paga e tij në muaj del të jetë 1536 euro.
Ndërkaq, kushdo që mbanë pozitën e Drejtorit në polici do të ketë 1344 euro pagë në muaj.
Në ligj thuhet se tri pozitat e para paguhen në bazë të funksionit dhe jo gradës.
Koloneli në institucionin që ofron siguri për vendin, është vlerësuar me koeficient 10.2 ose 1244 euro pagë.
Nënkolonel në policinë e Kosovës do të marrë në muaj 1104 euro.
Për më shumë se 102 euro është dallimi i pagës për gradat major dhe kapiten, e ku i pari merr pagë 984 euro, përderisa i dyti 888.

Togerët me gradë në policinë e vendit do të marrin për çdo muaj nga 840 euro.
60 euro është dallimin ndërmjet pagës së një rreshteri dhe një polici të lartë sipas ligjit të ri të pagave.
Një rresht do të marr rrogë 768, përderisa polici I lartë 708.
Polic, polic i ri dhe kadetët policor do të kenë paga si 600 euro, 540 dhe 240 euro.

Asnjë koment

Comments are closed.