24-11-2024

Këto janë të dhënat e fundit mbi gjendjen në vendkalimet kufitare

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat e fundit mbi vendkalimet kufitare.

Sipas këtyre të dhënave, gjendja në pikat kufitare raportohet të jetë e qetë dhe nuk raportohet për ndonjë kolonë, të paktën deri tani.

Hyrja dhe dalja nga territori i Kosovës mund të bëhet nga tre deri në pesë minuta.

Përgjatë këtyre ditëve, pika kufitare më e ngarkuar ka qenë te Dheu i Bardhë, ku qytetarët kanë pritur deri në dy orë për të hyrë në Kosovë.

Qytetarët mund të informohen në kohë reale mbi gjendjen në kufi, duke klikuar KËTU.

Asnjë koment

Comments are closed.