25-04-2024

Këto janë vendbanimet e rajonit të Prizrenit të rasteve të reja me Covid

Krahasuar me ditën paraprake, edhe sot është raportuar për rritje të rasteve të prekura nga Covid-19.

Në nivel të Kosovës kanë qenë 87 raste, ndërsa në Prizren 26 raste më shumë, pasi dje ishin 27 të infektuar, transmeton Gazeta e Prizrenit.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë testuar gjithsej 1.816 mostra, prej të cilëve rezultojnë 807 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 14 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes nga rajoni i Prizrenit janë: Rahovec 1 rast (70 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (71 vjeç).

Ndërkaq, të infektuar ka edhe nga komunat e rajonit përreth, siç edhe shihet në tabelë:

Fotografia e Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës

Asnjë koment

Comments are closed.