Këto janë vendbanimet e sotme të rajonit të Prizrenit me rastet e reja me Covid

Në nivel vendi, sot sërish është raportuar për rritje të rasteve të prekura nga Covid-19, derisa në Prizren ka rënie të rasteve.

Në Kosovë janë 28 raste më shumë, ndërsa në Prizren 9 raste më pak, pasi dje ishin 22 të infektuar, transmeton Gazeta e Prizrenit.

Brenda 24 orëve në rajonin e Prizrenit është raportuar për tri raste të vdekjes. Në Prizren 2 raste (89, 81 vjeç), Suharekë 1 rast (81 vjeç). Në Rahovec 1 rast (69 vjeç).

Gjatë 24 orëve të fundit  janë testuar gjithsej 1. 775 mostra, prej të cilëve rezultuan 590 raste pozitive.

Sa i përket Prizrenit, 12 të infektuar janë nga qyteti, ndërsa 1 në fshatin Korishë, transmeton Gazeta e Prizrenit.

Të infektuar ka edhe nga komunat e rajonit përreth, siç edhe shihet në tabelë:

No photo description available.