26-04-2024

Riparohet shtëpia 200-vjeçare e familjes Kajmakçiu në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe zyrtar lokal të urbanizmit, sot kanë përuruar  shtëpinë 200-vjeçare të familjes “Kajmakqiu”, në lagjen “Kurilla”, e cila u renovua në kuadër të projektit, “Fasadimi, Konservimi dhe Revitalizimi i shtëpive me vlerë kulturore-historike”.

Në njoftimin nga Komuna, thuhet se Haskuka ka thënë se mbrojtja e objekteve të trashëgimisë kulturore, që i japin Prizrenit një pamje përallore dhe e bënë për vete secilin person që e viziton, është një nga prioritetet kryesore të qeverisjes së tij.

“Komuna e Prizrenit, duke e ngritur shumën nga 30.000 në 100.000 euro, ka trefishuar buxhetin e vitit të ardhshëm për mbrojtjen e objekteve të trashëgimisë kulturore si dhe personalisht ka propozuar që së bashku me Ministrinë e Kulturës të krijohet një fond i veçantë, në mënyrë që të renovohen të gjitha shtëpitë e trashëgimisë kulturore të Prizrenit”, ka thënë kryetari prizrenas.

Imazhi mund të përmbajë: bimë, E brendshme dhe jashtë

Imazhi mund të përmbajë: 2 njerëz, njerëz që qëndrojnë dhe jashtë

No photo description available.

Asnjë koment

Comments are closed.