Krahasuar me ditën paraprake, sot është raportuar për rritje të ndjeshme të rasteve të prekura nga Covid-19, transmeton Gazeta e Prizrenit
Në nivel të Kosovës janë 134 raste, ndërsa në Prizren pesë më shumë.
Brenda 24 orëve në rajonin e Prizrenit janë raportuar 4 raste të vdekjes, në mesin e të cilëve dhe një 41 vjeçar në Prizren. Rastet tjera po ashtu janë në këtë komunë, përkatësisht një 74, 67, dhe 65 vjeçar. Në Rahovec 1 rast (66 vjeç).
Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 1.066 mostra, prej të cilëve rezultuan 271 raste pozitive.
Sa i përket Prizrenit, 9 të infektuarit janë nga qyteti, ndërsa një nga Dobrushti, transmeton Gazeta e Prizrenit.
Të infektuar ka edhe nga komunat e rajonit përreth, siç edhe shihet në tabelë: