Këtyre drejtorëve dhe asambleistëve të Prizrenit u ra shorti për verifikimin e plotë të pasurisë
Agjencia Kundër Korrupsionit e ka bërë tërheqjen e shortit për zyrtarët shtetërorë që do t’i nënshtrohen verifikimit të plotë të pasurisë.
Lexo edhe:
A ka deklarata të rrejshme nga aplikantët për drejtorë e zv/drejtorë shkollash në Prizren?
Në bazë të shortit, verfikimit të plotë të pasurisë do t’i nënshtrohet edhe Marin Përgjoka asambleist nga radhët e LDK-së, Admir Aljilji e Sead Arifi asambleist nga radhët e komuniteteve, Ymran Fusha asambleiste nga radhët e PDK-së, Osman Hajdari asambleist nga radhët e LVV-së, Sulltan Badali drejtor për Ekonomi dhe Financa, Çelë Lamaj drejtor për Shërbime Publike, Lirija Bytyqi drejtoreshë për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik, Vjollca Kabashi drejtoreshë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Luljeta Veselaj – Gutaj drejtoreshë e Arsimit, Selman Sokolaj asambleist nga radhët e LVV-së, Adem Shabanaj asambleist nga radhët e LVV-së dhe Petrit Hoxhaj asambleist nga radhët e Listës “GUXO”./04 Online./Gazeta e Prizrenit