KFOR-i italian investon për ndriçim në fshatin Lubizhdë të Prizrenit
KFOR-i italian në Kosovë, sot në fshatin Lubizhdë të Prizrenit është bërë përurimi i projektit, “Ndriçimi Publik i Fshatrave me Komunitete”, shkruan Gazeta e Prizrenit.
Projekti përfshin ndriçimin publik me 14 llamba të teknologjisë LED dhe me mundësi menaxhimi nga distanca.
Referuar njoftimit nga Komuna e Prizrenit, komandanti i Komandës Regjionale -Perëndim, Koloneli Gianluca Figus, deklaroi se KFOR-i italian do të jetë në bashkëpunim të ngushtë me Komunën e Prizrenit për të vazhduar investimet edhe në projekte tjera.
Lexo edhe:
Prizreni ndër komunat e fundit në vend për performancën për taksat dhe tarifat (dok)
Në ceremoni morën pjesë edhe zyrtarët lokal, përfshirë nënkryetarin e Komunës së Prizrenit, Visar Shehu.