20-04-2024

KFOR-i italian investon për ndriçim në fshatin Lubizhdë të Prizrenit

KFOR-i italian në Kosovë, sot në fshatin Lubizhdë të Prizrenit është bërë përurimi i projektit, “Ndriçimi Publik i Fshatrave me Komunitete”, shkruan Gazeta e Prizrenit.

Projekti përfshin ndriçimin publik me 14 llamba të teknologjisë LED dhe me mundësi menaxhimi nga distanca.

Referuar njoftimit nga Komuna e Prizrenit, komandanti i Komandës Regjionale -Perëndim, Koloneli Gianluca Figus, deklaroi se KFOR-i italian do të jetë në bashkëpunim të ngushtë me Komunën e Prizrenit për të vazhduar investimet edhe në projekte tjera.

Lexo edhe:

Prizreni ndër komunat e fundit në vend për performancën për taksat dhe tarifat (dok)

 

Në ceremoni morën pjesë edhe zyrtarët lokal,  përfshirë nënkryetarin e Komunës së Prizrenit, Visar Shehu.

Asnjë koment

Comments are closed.