23-11-2024

Kilaj – Rudit: S’të kam pranuar në njësit, sepse s’ke qenë i denjë për uniformën e UÇK-së!

Deputeti i zgjedhur nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fetah Rudi ka thënë se nuk e kanë pranuar në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës kur deshi të kyçej sepse ishte në LDK.

“Mua nuk më pranuan në UÇK sepse isha në LDK”, është shprehur Rudi në T7. Për t’u futur në LDK, sipas Rudit, duhej që të largohej nga LDK-ja.

 

“Në Malishevë më kanë thanë largohu nga LDK-ja nëse do që të futesh në LDK”, ka thënë Rudi.

 

Madje ai tha se nga viti 1998 kishte presion që të largohej nga LDK-ja.

“Nga fillet e para të 98’tës, ne kemi pasur presione të tërhiqemi nga LDK-ja, kam pasur kërcënime vazhdimisht”, shtoi Rudi.

Por, deputetit të LDK-së, përmes një statusi të bërë në Facebook, i është kundërpërgjigjur Isni Kilaj, kryetar i PDK-së në Malishëve, përcjellë Indeksonline.

Kilaj deklaratat e Rudit i quajti gënjeshtra, duke thënë se është e vërtetë që nuk e ka pranuar atë në njësit, pasi që sipas tij ai s’ka qenë i denjë për uniformë.

“Mbrëmë Fetah Rudi në T7 bëri një mal gënjeshtrash. Të vetmën gjë të treguar drejtë ishte ajo se unë Isni Kilaj Ko.i N.O. “Lumi” të UÇK-së nuk e paskam pranuar në Njisit.

E vërtetë, nuk e kam pranuar sepse nuk ka qenë i denjë për të vesh uniformën e çlirimtarit! Koha tregon se ai për pak ditë dezertoi nga lufta. Sot i nxitur nga tutorët e tij që e bënë deputet të Parlamentit të Kosovës gënjen opinjonin dhe vjellë vrerë për luftëtarët e lirisë! Marre!”, ka shkruar Kilaj./Indeksonline/

Asnjë koment

Comments are closed.