27-07-2024

Kina rrethon Tajvanin me avionë e anije, forcat tajvaneze qëndrojnë në gatishmëri

Më shumë se 38 avionë, 7 anije luftarake dhe 4 njësi të rojës bregdetare kineze rrethuan Tajvanin një ditë më parë, madje pati dhe raste të shkeljes së hapësirës ajrore.

Për këtë arsye, njofton Ministria e Mbrojtjes, “forcat tajvaneze kanë qenë në gatishmëri të plotë dhe kanë monitoruar situatën për të qenë të gatshëm për t’iu kundërpërgjigjur çdo rreziku”.

Kina në ditët e fundit ka shtuar manovrat ushtarake që po mban ne Detin e Kinës së Veriut.

Asnjë koment

Comments are closed.