Kjo është gjendja me Covid në 24 orët e fundit
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹNga 1.115 testime, 5 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
ℹGjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
ℹSot janë shëruar 14 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.360.
ℹNë total numri i rasteve aktive është 430.