08-05-2026

Kjo është viktima që u gjet pa shenja jete në Suharekë

Një rast i vdekjes së dyshimtë të një personi ndodhi sot në Suharekë. Ai ishte dërguar pa shenja jete në Qendrën Komunale të Mjekësisë Familjare.

Nga informacionet mësohet se 52-vjeçari që u gjet pa shenja jete është, Ramiz Kabashi.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka njoftuar për Gazetën e Prizrenit se në konsultim me prokurorin e shtetit, policia ka nisur hetimet lidhur me rastin, duke siguruar prova dhe dëshmi nga vendi i ngjarjes në Suharekë, si dhe duke intervistuar dëshmitarë.

Sipas tij, Policia ka dalë në vendngjarje ku janë vërejtur edhe rrethana që ngrisin dyshime për vdekje të dyshimtë”.

Sipas informacioneve, djali ka deklaruar para Policisë se kur kishte hyrë në shtëpi e kishte gjetur babanë të varur me litar në shkallët e shtëpisë.

Policia ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe ka siguruar lokacionin, ku është gjetur edhe litari me të cilin dyshohet se viktima kishte kryer vetëvarjen.

Ndërkohë familjarët e viktimës kanë bërë të ditur se varrimi i të ndjerit do të bëhet të dielën në fshatit Reshtan.

Asnjë koment

Comments are closed.