23-11-2024

Kjo hartë tregon se në cilat komuna fitohet më lehtë pasaporta zvicerane

Deri më tash në Zvicër nuk kanë qenë të publikuara të dhëna të detajuara në lidhje me praktikën e natyralizimit

Për herë të parë në Zvicër janë realizuar harta të tilla të cilat në mënyrë interaktive japin informacione lidhur me kushtet që komunat ose kantonet kanë për natyralizimin e të huajve. Këtë hartë e ka përpunuar Komisioni Federal për Migracion (EKM) në bashkëpunim me Universitetin e Gjenevës, thuhet në një komunikatë të EKM.

Me këtë hartë ato kanë plotësuar një zbrazësi që ekzistonte në këtë fushë në Zvicër. Sipas njoftimit nga EKM, deri më tash në Zvicër nuk kanë qenë të publikuara të dhëna të detajuara në lidhje me praktikën e natyralizimit (dhënies së pasaportës zvicerane).

Procedura e rregullt e natyralizimit është në parim, në kompetencën e komunave dhe kantoneve, përcjell albinfo.ch. Rrjedhimisht, ndryshojnë kriteret dhe kuotat e natyralizimit nga komuna në komunë.

Në këtë link e gjeni hartën interaktive

http://webtv.unige.ch/ideso/MAP_TS_2011_17.html

Asnjë koment

Comments are closed.