14-04-2024

Kjo skuadër i bashkohet Yllit në finalen e Ligës Unike

KB Trepça ka arritur në finale të Ligë Unike pasi ka triumfuar në gjysmëfinale ndaj KB Prishtinës.

‘Xehtarët’ në një triller të vërtetë mposhtën kryeqytetasit me rezultat 83-80.

Kësisoj, klubi mitrovicas arrin në finale, aty ku do të takohet me skuadrën e KB Golden Eagle Yllit, e cila mposhti në gjysmëfinale KB Pejën.

Finalja zhvillohet të dielën nga ora 19:00./GS Sporti

Asnjë koment

Comments are closed.