29-04-2024

KMDLNJ kërkon ndalimin e burkës në vende publike

Këshilli për mbrojtjen e të drejtave dhe të lirive të njeriut,KMDLNJ, thotë se e vlerëson dhe përkrahë kthimin e qytetarëve të Kosovës nga Siria.

“KMDLNj propozon që përdorimi i burkas në vende publike të ndalohet me ligj dhe të mos lejohen që në gjykatë të hyjnë me burka . Ndalimi i përdorimit të burkas në vende publike nuk bjen në kundërshtim me të drejtat e njeriut prandaj edhe duhet të sanksionohet me ligj”.

“Burka po krijon paragjykime të opinionit ndaj atyre që e bartin sikur që bartësit e burkas po i identifikon me një dhunë potenciale . KMDLNj nuk ka asnjë dilemë për ndalimin e burkas në vende publike”.

KMDLNj kërkon që të ndërpriten komentet raciste sipas argumentit të gjakut kundër fëmijëve të kthyer dhe të ndihmohet në integrimin e tyre duke mos i ndërlidhur me asnjë përgjegjësi për të kaluarën e tyre.

“KMDLNj , gjithashtu kërkon që masa e arrestit të shqiptohet vetëm si masë e skajshme , kur të shterren të gjitha mundësitë tjera sikur që imstitucionet e Kosovës duhet ta shqyrtojnë dhe ta ndryshojnë strategjinë e punës me këtë kategori të të privuarve nga liria sepse , deri më tani masat e ndërmarra kanë dështuar krejtësisht”.

“Kjo kategori duhet të trajtohet në përputhje me ligjin sikur të gjithë të dënuarit tjerë duke i gëzuar të gjitha privilegjet që u takojnë sikur edhe të gjitha përgjegjësitë”, thuhet në komunikaën e dërguar nga KMDLNJ.

Asnjë koment

Comments are closed.