“Kom me ia hek krytë sakicë”: Babai në Malishevë “kërcënon” djalin që tërhoqi para nga banka pa lejen e tij
Një konflikt familjar ka ndodhur dje në Malishevë, ku sebep për zënkën mes babait dhe djali të tij 20-vjeçar u bënë disa para.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i riu ka tërhequr nga xhirollogaria e babait të tij një shumë parash, gjë e cila e ka nervozuar tej mase këtë të fundit.
20-vjeçari ka denoncuar rastin në Polici, ku ka deklaruar se e ka dëgjuar babanë duke thënë se do ia presë kokën me sëpatë dhe si rrjedhojë s’ka pasur guxim të shkojë në shtëpi.
I dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku ka mohuar të ketë thënë një gjë të tillë.
Me urdhër të prokurorit, ai do të hetohet në liri për veprën penale ‘Dhunë në familje’. /GazetaSinjali/
Shpallje:
SHITET SHTËPIA në Prizren