Komisioni Hetimor për pandeminë fton për intervistim ish-ministrin e shëndetësisë
Kështu u vendos sot në mbledhjen e Komisionit Hetimor në lidhje me menaxhimin e pandemisë, COVID-19.
Kryetarja e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë për COVID-19, Mimoza Kusari-Lila tha se më datë 22 dhe 23 shtator do të ftojnë në intervistë ish ministrin Arben Vitia, menaxherin e Qendrës së Karantinës, Valdet Hashani, infektologun Izet Sadiku si dhe njërin prind të të ndjerit, Agon Musliu.
Kryetarja e këtij Komisioni, Mimoza Kusari-Lila tha se më datë 22 shtator (e martë) do të intervistohen menaxheri i Qendrës së Karantinës, Valdet Hashani, dhe njëri prind i Agon Musliut.
Ndërsa, siç tha ajo të mërkurën do të intervistohen ish ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia si dhe infektologu Izet Sadiku.
Ndryshe, anëtarët e këtij Komisioni janë duke kërkuar dokumentacione të vendimeve që janë marrë nga Ministria Shëndetësisë prej fillimit të paraqitjes së rasteve të para me koronavirus në Kosovë.