Komplet nëndega e VV-së në lagjen “Bajram Curri” del në mbështetje të Shaqir Totaj për kryetar të Prizrenit
Kandidati për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj së bashku me shefin e shtabit, Kujtim Gashi dhe përfaqësuesin e nëndegës së PDK-së nga lagjja “Bajram Curri”, Albrim Badallaj kanë prezantuar aderimin në PDK të 14 antarëve të kryesisë së VV-së të nëndegës “Bajram Curri”.
Aktivistëve të VV-së u ka uruar mirëseradhje në Partinë Demokratike të Kosovës edhe shefi i shtabit zgjedhor, Kujtim Gashi. Ai i ka falendëruar për besimin dhe mbështetjen duke ftuar edhe të tjerët që ta braktisin kryetarin në ikje dhe të dëshuar të Prizrenit.
Ish-kryetari i nëndegës së VV-së në lagjen “Bajram Curri”, Qëndrim Kryeziu, ish-nënkryetari, Shkodran Kryeziu, ish-sekretari organizativ Visar Xhoxhaj dhe 11 ish-anëtarë të kryesisë së VV-së kanë falendëruar Kryetarin Totaj që e hapi derën dhe i mirëpriti.
Ata u shprehën të zhgënjyer me kryetarin në ikje të Prizrenit, i cili jo vetëm që nuk përmbushi asnjë premtim të tij, por ka degraduar qytetin dhe veçmas dështimi është i dukshëm në lagjen “Bajram Curri”. Ata janë shprehur optimist se me kryetarin e ardhshëm të Prizrenit, Shaqir Totaj, do të kthehen edhe punët e mira dhe investimet në lagjet e Prizrenit.