25-04-2024

Largohen policët që po qëndronin para shtëpisë së kryeministrit Kurtit

Forcat e shtuara të Policisë së Kosovës që po qëndronin para shtëpisë së kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, janë larguar.

Aktualisht siç raporton ekipi i Klan Kosovës që gjendet në vendin e ngjarjes situata është e qetë dhe aty po qëndrojnë pjesëtarë të policisë që zakonisht përkujdesen për sigurinë.

Kurti është kthyer në mbrëmje në shtëpinë e tij pasi u raportua se ka marrë kërcënime.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës Përparim Kryeziu, e ka konfirmuar rastin por nuk ka bërë të ditur se për çfarë kërcënimi bëhet fjalë.

P. S Foto nga arkivi

Asnjë koment

Comments are closed.