19-05-2024

Reagon Komuna e Junikut për mërgimtarin që vdiq në aksidentin e rëndë në Itali

Një kosovar nga kantoni Vaud i Zvicrës, DJ me profesion, vdiq tragjikisht në një aksident të rëndë me Ferrari të dielën në Italinë veriore. Vetura u copëtua, duke u shpërndanë dhe flakë të mëdha u panë në autostradë.

Mediat italiane shkruajnë se Ferrari GT C4 i bardhë kishte qenë duke lëvizur me mbi 200 km/h kur ka rrëshqitur në rrugën e lagësht dhe është përplasur në anësore.

Komuna e Junikut ka bërë një postim për vdekjen e kosovarit.

 

Asnjë koment

Comments are closed.